Dosja Epstein përfshin emra politikë nga Kosova

Publikimi i mesazheve nga dosja Jeffrey Epstein nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë ka zbuluar përfshirjen e disa figurave politike nga Kosova.

Një nga email-et e publikuara, datë 19 shtator 2012, dërguar nga Konsulli i Kosovës në Tajlandë, Mom Luang Rajadasari Jayankura, i kërkon Epstein të shohë një video me titullin “Kush është Behgjet Pacolli?”. Email-i përmbante një link nga YouTube, i cili nuk funksionon më.

Në mesazh thuhet: “Përshëndetje Jeffrey, princesha dëshiron që t’i shohësh këtë video. Mund t’ia dërgosh këtë Jeffreyt.”

Po e njëjta konsulle përmendet edhe në një email tjetër të vitit 2012, ku përfshihej një ish-presidente e Kosovës. Edhe pse nuk përmendej me emër, në atë periudhë presidente e Kosovës ishte Atifete Jahjaga. Email-i përshkruante një vizitë të princeshës nga Tajlanda në New York dhe Kombet e Bashkuara, ku përmendej edhe mundësia e një takimi me presidenten e Kosovës.

Në një tekst autorial, Mom Luang Rajadasari Jayankura e përshkruan vetën si lobuese për njohjen e Kosovës, duke theksuar bashkëpunimin e saj me Behgjet Pacollin për të mbështetur pavarësinë dhe njohjen ndërkombëtare të vendit. Ajo shkruan se Pacolli ka treguar përkushtim të jashtëzakonshëm për këtë kauzë dhe që prej takimit të tyre në Filipine në nëntor 2011, ka investuar përpjekjet e saj për njohjen e Kosovës nga shtetet sovrane.

About The Author

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *