Osmani ngushëllon Erdoganin pas aksidenteve tragjike në Turqi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka shprehur ngushëllimet e saj homologut turk, Rexhep Taip Erdogan, pas vdekjes së 16 personave në dy aksidente rrugore në Turqi.
Në një postim në X, Osmani ka theksuar se Kosova qëndron pranë popullit turk në këto momente të vështira dhe ka uruar shërim të shpejtë për të gjithë të lënduarit.
“Ngushëllimet tona të sinqerta për Presidentin @RTerdogan dhe familjet e viktimave të aksidenteve tragjike të trafikut. Ne qëndrojmë me popullin turk dhe u urojmë shërim të shpejtë të lënduarve”, ka shkruar Osmani.
