Maqedonci: Kosova nuk ka dhënë leje për prodhim dronësh luftarakë

Maqedonci: Në Kosovë s’ka leje për prodhim dronësh luftarakë, po punohet në kornizën ligjore për mandatin e ardhshëmMinistri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka bërë të ditur se institucionet e Kosovës nuk kanë dhënë deri më tani asnjë autorizim për prodhimin e dronëve luftarakë apo atyre me përdorim të dyfishtë.Ai sqaroi se gjatë një aktiviteti të mbajtur në muajin tetor, në bashkëpunim me Odën Ekonomike Amerikane në Kosovë, janë prezantuar disa iniciativa inovative në fushën e teknologjisë së dronëve, përfshirë edhe një prezantim të quajtur “Skifter”.Sipas Maqedoncit, në atë ngjarje janë ekspozuar vetëm dronë të vegjël me helika, ndërsa nuk ka pasur informacione apo njoftime për testime të ndonjë droni me karakter ushtarak apo të avancuar.“Institucionet e Kosovës, përfshirë Ministrinë e Mbrojtjes, nuk kanë lëshuar asnjë leje për prodhim të dronëve luftarakë apo dronëve me përdorim të dyfishtë. Aktualisht jemi në fazën e diskutimeve dhe komunikimit me inovatorë të ndryshëm, si brenda Kosovës ashtu edhe me profesionistë nga diaspora, të cilët shprehin interes për të prezantuar teknologjitë e tyre”, ka deklaruar Maqedonci në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.Ai shtoi se paralelisht po punohet edhe në përgatitjen e kornizës ligjore që do të rregullojë këtë fushë në mandatin e ardhshëm qeverisës.

About The Author

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *