FSK-ja ndryshon lokacionin e parakalimit për Ditën e Pavarësisë

Forca e Sigurisë së Kosovës ka ndryshuar vendin ku do të mbahet parakalimi për nder të Ditës së Pavarësisë, më 17 shkurt. Ndryshe nga vitet e kaluara, kur aktiviteti zhvillohej në sheshet qendrore të Prishtinës, këtë vit parakalimi do të organizohet në rrugën “Luan Haradinaj”, në segmentin nga “Qafa” deri te “New Born”.

Ky informacion është bërë i ditur nga Vëllazërim Qerimi, shef i sektorit për informim publik në FSK. Sipas agjendës zyrtare të manifestimeve shtetërore për shënimin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, parakalimi i FSK-së do të nisë në orën 11:30.

About The Author

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *