Me 99 vota pro, Kuvendi miraton zgjatjen buxhetore – garantohet paga e marsit

Kuvendi i Kosovës ka votuar me 99 vota pro për vazhdimin e zgjatjes buxhetore edhe gjatë muajit mars.

Meqenëse Buxheti për vitin 2026 ende nuk është miratuar, institucionet shtetërore kanë operuar deri tani mbi bazën e ligjit për zgjatje buxhetore për dy muaj radhazi. Deri në përfundimin e procedurave – miratimin në dy lexime dhe dekretimin e Ligjit për Buxhetin – Qeveria ka kërkuar vazhdimin e kësaj mase për të garantuar që pagesat dhe obligimet financiare të mos ndërpriten.

Në procesin e votimit, deputetët e Listës Serbe nuk morën pjesë.

About The Author

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *