Pas votimit në Kuvend, BE: Kosova drejt përfitimit të 882 milionë eurove nga Plani i Rritjes

Bashkimi Evropian në Kosovë ka përshëndetur votimin e sotëm në Kuvend për ratifikimin e marrëveshjeve që lidhen me Planin e Rritjes.
Në reagimin zyrtar thuhet se me këtë vendim i hapet rruga Kosovës për të përfituar deri në 882 milionë euro, në formë grantesh dhe kredish me kushte të favorshme.
Sipas BE-së, këto mjete do të mbështesin zbatimin e reformave kyçe, të cilat synojnë avancimin e Kosovës në procesin e integrimit evropian.
Kuvendi i Kosovës i miratoi sot këto marrëveshje ndërkombëtare me Bashkimin Evropian, të njohura si Plani i Rritjes, duke i dhënë dritën jeshile zbatimit të tyre.
