Elon Musk reagon pas përmendjes në dosjet Epstein

Miliarderi i teknologjisë, Elon Musk, ka hedhur poshtë kategorikisht çdo lidhje me financierin Jeffrey Epstein, pas publikimit të një serie dokumentesh të reja që lidhen me këtë rast të bujshëm.

Përmes një reagimi publik në platformën X, Musk deklaroi se asnjëherë nuk ka vizituar ishullin privat të Epstein, nuk ka udhëtuar me avionin e njohur si “Lolita Express” dhe nuk ka marrë pjesë në asnjë aktivitet apo festë të organizuar prej tij.

Sipas Musk, ai ka kërkuar prej kohësh që të gjitha dosjet e lidhura me rastin Epstein të bëhen publike dhe që personat përgjegjës për abuzime ndaj të miturve të përballen me drejtësinë. Ai shtoi se ky qëndrim e ka kthyer në shënjestër të kritikave nga media tradicionale dhe qarqe politike të majta, siç i cilësoi vetë.

Në deklaratën e tij, Musk theksoi se është i gatshëm të përballet me sulme personale dhe dëmtime të imazhit publik, duke nënvizuar se mbrojtja e fëmijëve dhe zbardhja e së vërtetës janë më të rëndësishme se reputacioni i tij personal.

About The Author

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *