Faton Peci intervistohet për disa orë në Prokurorinë Speciale për çështjen e granteve

Ish-ministri i Bujqësisë, Faton Peci, është intervistuar sot për disa orë në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, në kuadër të hetimeve që lidhen me ndarjen e granteve në Ministrinë e Bujqësisë.

Nga Prokuroria Speciale kanë konfirmuar se Peci është intervistuar në cilësinë e të pandehurit.

“Ju njoftojmë se z. Faton Peci është intervistuar në cilësinë e të pandehurit në rastin e granteve, i cili është në trajtim nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Pas përfundimit të intervistimit, Peci është larguar nga objekti i Prokurorisë pa u prononcuar për mediat lidhur me rastin.

Gjatë ditës, Prokuroria Speciale ka zhvilluar intervistime edhe me zyrtarë të tjerë, ndërsa hetimet për këtë çështje janë në vazhdim.

About The Author

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *