Forcohet boshti i sigurisë mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka marrë pjesë në një takim trepalësh me homologët e tij nga Shqipëria dhe Kroacia, në kuadër të forcimit të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes.

Sipas njoftimit të FSK-së, takimi konsiderohet një hap i rëndësishëm drejt thellimit të koordinimit rajonal dhe harmonizimit strategjik në çështjet e sigurisë.

Gjatë diskutimeve, gjenerali Jashari, së bashku me gjeneralin Arben Kingji dhe gjeneralin Robert Kundid, trajtuan zhvillimet aktuale në fushën e sigurisë, rritjen e bashkëpunimit ushtarak dhe avancimin e ndërveprueshmërisë mes forcave përkatëse, në përputhje me standardet euroatlantike.

Në fokus ishte edhe zgjerimi i bashkëpunimit përmes organizimit të trajnimeve dhe ushtrimeve të përbashkëta, shkëmbimit të përvojave profesionale dhe koordinimit të mëtejshëm strategjik.

Sipas FSK-së, takimi riafirmoi angazhimin e përbashkët të tre vendeve për ruajtjen e paqes, stabilitetit dhe sigurisë së qëndrueshme në rajon, duke e cilësuar iniciativën si shembull të partneritetit të fortë dhe vizionit të përbashkët për të ardhmen.

About The Author

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *