Formimi i institucioneve mirëpritet nga BE, theksohet rëndësia e stabilitetit politik

Raportuesi i Parlamentit Evropian për Kosovën, Riho Terras, ka përgëzuar kryeministrin Albin Kurti dhe qytetarët e vendit për formimin e qeverisë së re, duke vlerësuar se periudha e ngërçit politik ka përfunduar.

Përmes një reagimi në platformën X, Terras theksoi se krijimi i institucioneve të reja shënon fundin e paralizës politike dhe hap rrugën për funksionim të plotë institucional.

Ai nënvizoi se një ekzekutiv funksional është kyç për avancimin e Kosovës në procesin e integrimit evropian, si dhe për zhbllokimin e mbështetjes financiare të nevojshme nga Bashkimi Evropian.

“Kosova i përket familjes së BE-së”, ka shkruar Terras në mesazhin e tij.

Të mërkurën, më 11 shkurt, u konstituua legjislatura e re dhe u votua Qeveria e drejtuar nga Albin Kurti, duke i dhënë fund një periudhe gati njëvjeçare me qeveri në detyrë dhe Kuvend me funksionim të kufizuar.

Lëvizja Vetëvendosje fillimisht nuk arriti të sigurojë shumicën e nevojshme pas zgjedhjeve të shkurtit 2025, por formimi i qeverisë u bë i mundur pas zgjedhjeve të dhjetorit, ku kjo parti siguroi 57 mandate.

About The Author

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *