Gjenerallejtënant Jashari falënderoi Japoninë për mbështetjen e vazhdueshme në zhvillimin e kapaciteteve të FSK-së

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashim Jashari, ka pritur në takim të ngarkuarin me punë në Ambasadën e Japonisë në Kosovë, Hiroyasu Tanigaki, dhe atasheun ushtarak, kolonel Tomofumi Iwasaki.

Gjatë takimit, Jashari i informoi zyrtarët japonezë mbi situatën e sigurisë në Kosovë dhe mbi zhvillimin e kapaciteteve të FSK-së. U diskutua gjithashtu mbi bashkëpunimin e shkëlqyer mes Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Japonisë, veçanërisht në fushën e trajnimeve dhe programeve të shkollimit.

“Gjenerallejtënant Jashari vlerësoi marrëdhëniet me partnerët strategjikë dhe falënderoi Japoninë për mbështetjen e vazhdueshme në zhvillimin e kapaciteteve të FSK-së,” thuhet në njoftimin e zyrës së komandantit.

Takimi përfundoi me konfirmimin e gatishmërisë për thellimin e bashkëpunimit dypalësh dhe forcimin e partneritetit strategjik në fushën e sigurisë.

About The Author