LDK-ja vazhdon me Abdixhikun kryetar

Ka përfunduar votimi i fshehtë në Kuvendin e Lidhjes Demokratike të Kosovës lidhur me dorëheqjen e ofruar nga kryetari i partisë, Lumir Abdixhiku.
Delegatët e pranishëm në Kuvend kanë hedhur votën për të përcaktuar nëse Abdixhiku do të vazhdojë të udhëheqë LDK-në. Sipas informatave nga burime brenda partisë, shumica e delegatëve kanë shprehur mbështetje për kryetarin aktual.
Rezultatet tregojnë se 164 delegatë kanë votuar kundër dorëheqjes së Abdixhikut, ndërsa 136 kanë qenë në favor të largimit të tij nga posti. Kjo përkrahje përkthehet në rreth 55 për qind të votave në favor të vazhdimit të mandatit të tij.
