Nxënësi 14-vjeçar therr me thikë mësuesen në Francë

Një mësuese 60-vjeçare u plagos rëndë sot në qytetin Sanary-sur-Mer, në juglindje të Francës, pasi u sulmua me thikë nga një nxënës në klasën e saj. Sipas prokurorit të Toulonit, gjendja e mësueses është kritike dhe ajo ndodhet në spital.
Ngjarja ndodhi rreth orës 14:00 (ora lokale), kur një nxënës i vitit të fundit të shkollës së mesme, i moshës 14-15 vjeç, e goditi mësuesen tre ose katër herë me thikë brenda klasës. Nxënësi u arrestua menjëherë dhe mbahet në paraburgim, nën dyshimin për tentativë vrasjeje.
Ministri francez i Arsimit, Édouard Geoffrey, njoftoi se do të udhëtojë drejt vendngjarjes për të ndjekur nga afër situatën. Media lokale BFM raporton se jeta e mësueses mbetet e rrezikuar.
