Seanca konstituive shtyhet për në ora 17:00, njofton Dimal Basha

Kryetari në detyrë i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, ka bërë të ditur se seanca konstituive e planifikuar për nesër nuk do të mbahet në orarin fillestar.
Gjatë një deklarimi për media, Basha njoftoi se seanca do të zhvillohet po nesër, por me fillim nga ora 17:00, në vend të orës 12:00. Ai theksoi se ndryshimi i orarit është bërë për shkak të rrethanave aktuale dhe në shenjë respekti ndaj zhvillimeve që po ndodhin në Hagë.
“Data mbetet e njëjtë, ndërsa ora është shtyrë. Pas përfundimit të seancës konstituive, do të vazhdohet me hapat për formimin e qeverisë,” u shpreh Basha, duke falënderuar liderët politikë për pjesëmarrjen dhe bashkëpunimin.
