Votohet Qeveria Kurti 3: 66 vota për, 49 kundër

Kuvendi i Kosovës ka miratuar mbrëmjen e sotme përbërjen e Qeverisë së re, të drejtuar nga Albin Kurti, duke hapur zyrtarisht mandatin e tretë qeverisës, të njohur si “Kurti 3”.

Pas prezantimit të programit qeverisës dhe kabinetit të propozuar, si dhe debatit parlamentar, deputetët votuan për ekzekutivin e ri. Qeveria mori 66 vota pro, 49 kundër dhe asnjë abstenim.

Kabineti përbëhet nga 19 ministri dhe do të udhëheqë vendin në një mandat katërvjeçar. Ky rikthim në pushtet vjen pas një periudhe njëvjeçare pa qeveri funksionale, për shkak të bllokadave politike.

Mandati i ri nis nga 11 shkurti, ndërsa pritjet e qytetarëve mbeten të fokusuara në përmirësimin e kushteve të jetesës dhe zhvillimin ekonomik.

Përbërja e Qeverisë:

Zv/kryeministër i parë dhe ministër i Punëve të Jashtme – Glauk Konjufca

Zv/kryeministre dhe ministre e Drejtësisë – Donika Gërvalla

Zv/kryeministër për Çështje të Pakicave dhe Bashkëpunim – Fikrim Damka

Ministër i Financave – Hekuran Murati

Ministër për Punë, Familje dhe Vlera të Luftës Çlirimtare – Andin Hoti

Ministër i Mbrojtjes – Ejup Maqedonci

Ministër i Punëve të Brendshme – Xhelal Sveçla

Ministër i Administratës Publike dhe Digjitalizimit – Lulëzon Jagxhiu

Ministër i Shëndetësisë – Arben Vitia

Ministër i Arsimit dhe Shkencës – Hajrullah Çeku

Ministër i Kulturës dhe Turizmit – Saranda Bogujevci

Ministër i Sportit dhe Rinisë – Blerim Gashani

Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal – Elbert Krasniqi

Ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor – Fitore Pacolli

Ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural – Armend Muja

Ministër i Infrastrukturës dhe Transportit – Dimal Basha

Ministër i Tregtisë, Industrisë dhe Integrimeve Evropiane – Mimoza Kusari

Ministre e Ekonomisë – Artane Rizvanolli

Ministër për Komunitete dhe Kthim – Nenad Rashiq

Ministër për Zhvillim Rajonal – Rasim Demiri

About The Author

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *